Të drejtat e njeriut janë të drejta e natyrshme për të gjitha qeniet njerëzore, pa dallim të kombësisë sonë, vendbanimit, gjinisë, origjinës kombëtare ose etnike, ngjyrës, fesë, gjuhës apo ndonjë statusi tjetër.

    Ne jemi kemi të drejtë të barabartë në të drejtat tona njerëzore, pa diskriminim. Këto të drejta janë të ndërlidhura, të ndërvarura dhe të pandashme. Të drejtat universale të njeriut janë shprehur shpesh në formë të ligjeve, traktateve, marrëveshjeve, të drejtës ndërkombëtare zakonore, parime të përgjithshme dhe burime të tjera të së drejtës ndërkombëtare. Ligjet ndërkombëtare për të drejtat të njeriut përcaktojnë obligimet e qeverive për të vepruar në një mënyrë të caktuar ose të përmbahen nga akte të caktuara, me qëllim që të promovohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të individëve apo grupeve.

    Universale dhe të patjetërsueshme
    Parimi i universalitetit të të drejtave të njeriut është një gur themel i ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Ky parim është i pari që theksohet në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut në vitin 1948, dhe është përsëritur në shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në deklarata dhe rezoluta. Në vitin 1993 – Vjena, Konferenca e Botërore për të Drejtat e Njeriut, për shembull, vuri në dukje se detyra e shteteve është që të avancojë dhe të mbrojë të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, pavarësisht nga sistemet e tyre politike, ekonomike dhe kulturore.
    Të gjitha shtetet anëtarë kanë ratifikuar së paku një, dhe 80 për qind e anëtarëve kanë ratifikuar katër ose më shumë prej marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke reflektuar pajtimin e shteteve që krijon detyrime ligjore për ta që jep shprehje konkrete të universalitetit. Disa nga normat themelore të të drejtave të njeriut japin mbrojtje universale nga ana e ligjeve zakonore ndërkombëtare në të gjitha kufijtë dhe qytetërimet. Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme. Ato nuk duhet t’i merren dikujt, përveç se në situata të caktuara dhe në pajtueshmëri me proceset adekuate. Për shembull, e drejta e lirisë mund të kufizohet nëse një person është fajtor për një vepër penale nga një gjykatë ligjore.

    Të pavarura / të pandashme ..
    Të gjitha të drejtat e njeriut janë të pandashme, pa marrë parasysh vallë ato janë të drejta civile dhe politike, siç është e drejta e jetës, barazia para ligjit dhe liria e shprehjes, të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, siç është e drejta për të punuar, e sigurisë sociale dhe e arsimit, ose të drejtat kolektive, si e drejta e zhvillimit dhe vetëvendosjes – të gjitha të drejtat janë të pandashme, të ndërlidhura dhe të ndërvarura. Përmirësimi i një të drejte lehtëson avancimin e të tjerave. Gjithashtu, privimi i një të drejte ndikon negativisht në të tjerat.

    Të barabartë ...
    Mosdiskriminimi është një udhëkryq, një parim në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Parimi është i pranishëm në të gjitha traktatet kryesore të drejtave të njeriut dhe paraqet temën qendrore në disa nga konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si Konventa Ndërkombëtare mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor dhe Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave. Parimi vlen për të gjithë në aspektin e të drejtave dhe lirive të njeriut, dhe ndalon diskriminimin e bazuar në listën e pashtershme të kategorive si gjinia, raca, ngjyra dhe kështu me radhë. Parimi i mosdiskriminimit është plotësuar nga parimi i barazisë, siç thuhet në nenin 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut: "Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe të drejta".

    Aktiv.mk është platformë interneti që i kushtohet forcimit të bashkëpunimit midis organizatave qytetare nga sfera e të drejtave të njeriut dhe mediave,  me qëllim që të lehtësohet shkëmbimi i ndërsjellë i informatave ndërmjet dy sektorëve dhe të kontribuohet në përparimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes.

    Aktiv.mk është i hapur për bashkëpunim me të gjitha organizatat qytetare, mediat dhe gazetarët që trajtojnë aspekte të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes. Aktiv organizatave qytetare iu mundëson që t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre për komunikim me mediat dhe në këtë mënyrë më lehtë t’i imponojnë temat e tyre në publik, ndërsa mediave, ndërkaq, iu mundësojnë që më lehtë t’i gjejnë temat nga sfera e të drejtave të njeriut dhe ekspertiza gjegjëse e tyre.

    Aktiv.mk ka në dispozicion:
    - Vegla dhe resurse për organizatat qytetare dhe mediat, në drejtim të përmirësimit të komunikimit të ndërsjellë dhe trajtimin cilësor të temave të lidhura me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes;
    - Kalendar të detajuar për planifikimin e ngjarjeve dhe të konferencave për shtyp të organizatave qytetare, me qëllim që të sigurohet mbulim më i madh mediatik;
    - Storje hulumtuese multimediale kushtuar temave të ndryshme nga sfera e të drejtave të njeriut;
    - Publikacione, analiza, konkurse dhe informata të shkurtra nga sfera e të drejtave të njeriut;
    - Aplikacion për telefona android, përmes të cilit mund të paraqiten shkeljet e të drejtave të njeriut;
    - Bllog-profile të organizatave qytetare, të cilat i kanë informatat më të rëndësishme për vetë organizatat, aktivitetet dhe ekspertizat e tyre;
    - Kontakte të gazetarëve dhe të ekspertëve të medias që merren me aspekte të ndryshme nga të drejtat e njeriut.

    Aktiv.mk është pjesë e projektit „Përforcim i bashkëpunimit midis organizatave qytetare dhe mediave për përparimin e të drejtave të njeriut dhe të lirisë së shprehjes“, të cilin e realizon Media Instituti Maqedoni (MIM), me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, përmes Instrumentit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR, European Instrument for Democracy & Human Rights).

     

    Pushime verore. Pikërisht tani, kur thyhet viti, kur institucionet, sektori civil dhe faktorët tjerë publik punojnë me intensitet të ulur, është kohë e shkëlqyeshme jo vetëm për të pushuar, për t’u mbushur frymë, për të marrë shpirt, për të mbledhur fuqi që të vazhdohet lufta me sfidat e kësaj kohe të rëndë, por edhe për të menduar ca, për të bërë rikapitullimin e asaj që është bërë, si dhe planet për veprimet e mëtejshme të të gjithë atyre që duan të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë sonë.

    Qytetari aktive; shpesh e përmendim, e dëshirojmë, e ftojmë. Kur e definojmë se ç’është ajo, zakonisht flasim për mënyrën se si qytetarët mund t’i afrojnë promblemet e tyre tek institucionet kompetente, të ofrojnë zgjidhje dhe të kërkojnë që ajo të kryhet. Por, shpeshherë e harrojmë një pjesë nga qytetaria aktive, e cila ndoshta është edhe më e rëndësishmja. Është ajo që shumë prej problemeve mund t’i zgjidhim edhe vetë, ose së paku t’i afrojmë tek objektivi i dëshiruar. Këtë e quaj sjellje aktive. Me një sjellje të tillë aktive mund t’u ndihmojmë institucioneve.

    Faqja 1 di 14

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.