QYTETARI AKTIVE, POR DHE SJELLJE AKTIVE: SI TË FRYMOJË SËRISH SHKUPI?

    Qytetari aktive; shpesh e përmendim, e dëshirojmë, e ftojmë. Kur e definojmë se ç’është ajo, zakonisht flasim për mënyrën se si qytetarët mund t’i afrojnë promblemet e tyre tek institucionet kompetente, të ofrojnë zgjidhje dhe të kërkojnë që ajo të kryhet. Por, shpeshherë e harrojmë një pjesë nga qytetaria aktive, e cila ndoshta është edhe më e rëndësishmja. Është ajo që shumë prej problemeve mund t’i zgjidhim edhe vetë, ose së paku t’i afrojmë tek objektivi i dëshiruar. Këtë e quaj sjellje aktive. Me një sjellje të tillë aktive mund t’u ndihmojmë institucioneve.

    Më pak e rëndësishme nuk është edhe ajo që, pasi që qytetari ka zgjidhur një pjesë të problemit me kokën dhe kohën e vet, institucionet do të ndjehen të turpëruara po qe se edhe ato nuk ndërmarrin gjë. Igor Stefanovski kohë më parë shkroi për një rast, gjatë të cilit fqinjët dhe miqtë e kishin parë me nënqeshje e habi, teksa ai me kovë kishte fikur zjarrin në kontejnerin e mëhallës. Ai pyetet se mos, vallë, mentaliteti ynë çon në mospranimin e tillë të obligimeve shoqërore. Për mua, nga ana tjetër, mungesa e shembujve të suksesshëm e bie atë që me aq vështirësi t’i hyjmë zgjidhjes së ndonjë problemi. Do të pajtohemi, shembuj të qytetarisë tjetër aktive, të asaj ku dimë të predikojmë se kush duhet të na e zgjidhë problemin, i kemi me bollëk gjithandej rreth nesh. Ja, atëherë shembull se ku mund të japë fryt sjellja aktive. Këtë dimër kishim mundësi të ndjekim se çfarë cilësie ka ajri në qytetin tonë përmes ueb-faqes „Skopje dishe“ (Shkupi frymon). Dhe, pikërisht atëherë kur filluam ta shfrytëzojmë, ajo e pushoi punën. Qyteti tha se ueb-faqja as që ishte përfshirë në tenderin origjinal dhe se firma realizator atë e ka bërë kokë më vete, mirëpo pasi ka kaluar një kohë, ka hequr dorë nga mirëmbajtja e saj. Gjithashtu, nga Qyteti deklaruan se pak është e besueshme të publikojnë tender për mirëmbajtjen e vetëm asaj faqeje. Të gjithë reaguan; edhe shoqata civile, edhe organizata joqeveritare, edhe qytetarë të brengosur, dhe të gjithë ranë dakord se faqja përsëri duhet të jetë aktive dhe se këtë duhet ta mundësojë Qyteti. Por, hajt të shohim se për çfarë investimi në kohë dhe resurse bëhet fjalë. Një domen për adresë interneti në Marnet për një vit kushton rreth 1.200 denarë; hostimi i një ueb-faqeje të tillë kushton diçka më shumë (rreth 2.500 denarë), por gjithashtu ka edhe shumë firma dhe shoqata që hostimin mund ta bëjnë tek ato (për të cilën gjë, kuptohet, mund të marrin reklamimin gjegjës në së të; ping МКhost, ping T-Home, ping Seavus). Vetë matësit tashmë janë të aftësuar për të bërë toketimin e informacioneve përmes rrugës digjitale (supozoj ndonjë programim në kodet API, .xml ose .xls), për të cilën dëshmon ekzistimi i mëparshëm i „Shkupi frymon“. Tani na mbeten për të gjetur edhe ca programues që do ta kishin bërë këtë; supozimi im i lirë më thotë se ka nevojë për nja tre programues me nga 30 orë punë secili (ping Haklab). Të mos harrojmë edhe birrën dhe qebapët (ja, edhe lëngun) për programuesit derisa punojnë. Do të thotë, po qe se rreth 100 qytetarë (kuptohet, të brengosur) heqin dorë nga një kafe në vit, të gjithë ne mund përsëri ta shfrytëzojmë shërbimin „Shkupi frymon“. Hëm, sa e pashë që edhe vetë unë arsyetova se si ndokush tjetër mund të ma zgjidhë problemin. Epo, para se ndokush të më akuzojë për këtë, shkova të bëj kauzë në www.aktiv.org.mk që të mbledh njerëz që do të më ndihmojnë në këtë qëllim.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.