Me padinë si dëm jomaterial, kërkojnë 11 milionë denarë për maturantin që humbi jetën tragjikisht Muhamedali Jashari. Çifti bashkëshortor Xhevair dhe Fetie Jashari, që u bë paradigmë e luftës me dhunën në shkollë, pasi e humbi thuajse para tre viteve të birin e vet 17-vjeçar, përsëri është para një procedure të re gjyqësore, me të cilën nga institucionet shtetërore kompetente do të kërkojnë kompensim për të birin e humbur.


Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut (10 Dhjetor), Gordana Duvnjak, kolumniste në “Utrinski vesnik”, e analizon gjendjen me shkeljen e të drejtave të njeriut në Maqedoni.
Në kuadër të fushatës „Të lirë & të barabartë“ OHCHR publikoi një video të re, e cila e ndjek evolucionin e debatit rreth të drejtave të bashkësisë LGBTI në Kombet e Bashkuara. Videoja është prodhuar me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut – 10 Dhjetorit, ndërsa do të promovohet në një ngjarje të veçantë organizuar nga ana e OHCHR dhe Grupit LGBTI në selinë e KB në Nju-Jork.
Liria e mediave, pavarësia e gjyqeve dhe diskriminimi janë ato tri sfera të cilat Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i paraqet si problematike në lidhje me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoni. Me rastin e 10 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Komiteti në 
