Me padinë si dëm jomaterial, kërkojnë 11 milionë denarë për maturantin që humbi jetën tragjikisht Muhamedali Jashari. Çifti bashkëshortor Xhevair dhe Fetie Jashari, që u bë paradigmë e luftës me dhunën në shkollë, pasi e humbi thuajse para tre viteve të birin e vet 17-vjeçar, përsëri është para një procedure të re gjyqësore, me të cilën nga institucionet shtetërore kompetente do të kërkojnë kompensim për të birin e humbur.
Familja Jashari, përmes përfaqësuesve të vet juridik, avokatët Oliver Vuksanoviq dhe Violeta Petkova, ka dorëzuar padi me të cilën kërkon që t’i paguhet kompensimi për humbjen e të birit Muhamedali Jashari, i cili më 8 prill të vitit 2011 ishte vrarë në oborrin e shkollës së mesme shtetërore “Zdravko Cvetkovski” në Shkup.
Tërë storjen mund ta lexoni në ueb-faqen e gazetës “Utrinski vesnik”.