Në kuadër të fushatës „Të lirë & të barabartë“ OHCHR publikoi një video të re, e cila e ndjek evolucionin e debatit rreth të drejtave të bashkësisë LGBTI në Kombet e Bashkuara. Videoja është prodhuar me rastin e Ditës së të drejtave të njeriut – 10 Dhjetorit, ndërsa do të promovohet në një ngjarje të veçantë organizuar nga ana e OHCHR dhe Grupit LGBTI në selinë e KB në Nju-Jork.