Sektori civil që merret me çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut paraqet një resurs të pasur për gazetarët, për gazetarinë hulumtuese, por edhe për gazetarinë inkluzive, e cila duhet të përpiqet që t’i përfshijë diversitetet në mënyra të ndryshme-në kuadër të çdo produkti gazetaresk dhe në funksionimin e përditshëm të medias.


Pengimi i diskriminimit, qasje më e mirë në arsim, më shumë mbrojtje shëndetësore dhe sociale, qasje në të gjitha institucionet dhe entet, rritja e numrit të interpretuesve, kanë kërkuar sot përfaqësuesit e shtatë shoqatave të personave me invaliditet të llojeve të ndryshme.

