Sektori civil që merret me çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut paraqet një resurs të pasur për gazetarët, për gazetarinë hulumtuese, por edhe për gazetarinë inkluzive, e cila duhet të përpiqet që t’i përfshijë diversitetet në mënyra të ndryshme-në kuadër të çdo produkti gazetaresk dhe në funksionimin e përditshëm të medias.
Organizatat civile dhe mediat i drejtohen njëra-tjetrës për bashkëpunim të ndërsjellë, që më lehtë të identifikohen dhe të zbulohen rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut, që të ngrihet vetëdija publike për këto çështje dhe të rritet ndikimi i sektorit civil.
Këto janë disa rekomandime drejtuar organizatave civile dhe mediave, të cilat i përmban Libri i Bardhë, për prioritetet dhe mekanizmat e bashkëpunimit midis dy sektorëve, qëllimi i të cilit është që të kontribuohet në promovimin dhe mbrojtjen efikase më të madhe të të drejtave të njeriut. Dokumenti i tregon problemet gjatë bashkëpunimit midis OC dhe mediave, prioritetet në sferat e ndryshme të të drejtave të njeriut te cilat duhet të kthehet vëmendja mediatike, ndërsa propozon edhe mekanizma përmes të cilëve mund të përparohet komunikimi i tyre
MIM e promovoi Librin e Bardhë më 6 dhjetor 2013 në Info-qendrën e BE-së. Në të njëjtën ngjarje ishte promovuar edhe ueb-faqja Aktiv.mk, qëllimi i së cilës, ndërkaq, është që të krijojë hapësirë për komunikim më të lehtë midis sektorit civil dhe mediave. Ueb-faqja ofron mundësi që mund të jenë me leverdi edhe për të dy sektorët, në mesin e të cilëve më të rëndësishëm janë servisi për asistencën e organizatave civile, përmes të cilit redaksia e Aktiv.mk do t’u ndihmojë në komunikimin e tyre me mediat, si dhe aplikacioni Android për telefonat celularë, përmes të cilit secili që ka të bëjë me këtë mund të fotografojë dhe të paraqes shkeljen e të drejtave të njeriut.
Libri i Bardhë dhe ueb-faqja Aktiv.mk janë pjesë e projektit “Forcimi i bashkëpunimit midis organizatave civile dhe mediave për përparimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes”, që e realizon MIM, me ndihmën e Bashkimit Evropian përmes EIDHR.
Më shumë fotografi nga promovimi mund të shikoni këtu.