Transseksualët në Maqedoni nuk kanë të drejta shëndetësore

    Indeks artikujsh

    Autor: Sonja Kolevska - Delevska
    Hulumtim i Vest

    Nuk guxon të zgjedhësh a je mashkull apo femër

    Transseksualët në Maqedoni nuk ekzistojnë për shtetin. Definicioni i vetëm për njerëzit me një seks, ndërsa me identitet gjinor të ndryshëm, për Fondin e Sigurimit Shëndetësor është hermafrodit.

    "Transgjinorët nuk ekziston si term. Te hermafroditët, me indikacione medicinale kryhet përcaktimi i seksit dhe ndërhyrja medicinale qysh atëherë kur janë ende bebe, dhe e marrin gjininë përfundimtare. Për transseksualët operacioni llogaritet si estetik dhe nuk mbulohet nga ana e FSSh, as terapia hormonale, as implante për gjinj, as plastikë uro apo vaginale”, qëndron në përgjigjen zyrtare që morëm nga Fondi.
    Para dy javësh Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup njoftoi se këtë vit kanë lindur katër bebe pa gjenitale qartë të definuara. Sipas të dhënave, edhe viteve të kaluara janë lindur, mesatarisht, nga dy deri tre fëmijë me karakteristika gjinore jo mjaft të qarta, por ka edhe bebe të tilla që i kanë të dy sekset (hermafroditët). Bebet me mallformacione në regjistër shënohen as si mashkull as si femër, por si të posalindur. Ndërkohë, tinejxherët, adoleshentët dhe transseksualët e rritur në Maqedoni mbeten grupi më i lëndueshëm i njerëzve, që njihen në rrugë, janë më të sulmuarit, më të rrahurit, viktima të dhunës në familje, të dhunës nga rrethina dhe nga partnerët e tyre. Shteti nuk iu ndihmon në tranzicion. Ata që kanë para marrin terapi hormonale të paguar nga xhepi i tyre dhe aq. Nuk kanë përkrahje të bashkangjitur nga psikiatri, që është bazë për procesin e rëndë të transformimit, nuk ka participim financiar për hormonet e shtrenjta, ndërsa për intervenim kirurgjik për ndryshim të gjinisë as që bëhet fjalë. As ka kirurgë të stërvitur në Maqedoni për një gjë të tillë, e as që njeh dhe e paguan shteti pjesën e harxhimeve për intervenim jashtë vendit, edhe pse transseksualiteti në thelb është gjendje medicinare që ka diagnozën e vet Ф64.0.
    Që do të thotë në Maqedoni ata që nuk kanë para për hormone, zhyten psikikisht. Jetojnë, praktikisht, në ferr, në frikë, në stigmë, thellë janë të tërhequr në vetvete, larg nga bota e jashtme. Pengesë plotësuese për ta është ajo që nuk shkojnë në punë, mundësia për punësim nuk është me qasje njëlloj si dhe për qytetarë tjerë, për shkak se pothuajse asnjë shef nuk i pranon. Ndryshimet tek ata janë të dukshme, ato nuk mund të fshihen. Gjinia dhe ndjenjat i ka si të gruas, ndërsa gjininë e ka mashkullor, dhe e kundërta, përkatësinë gjinore e ka mashkullor ndërsa është lindur me seks femëror. Nga këto shkaqe, transseksualët, të cilët nuk kanë mundësi ta bëjnë transformimin në seksin në të cilin e ndjejnë veten, janë njerëzit më të nëpërkëmbur në shoqëri dhe zakonisht janë financiarisht të varur nga të tjerët. Në Maqedoni ata persona nuk janë të punësuar, por më shpesh mbahen prej të tjerëve deri në fund të jetës.
    Transgrupi në Maqedoni numëron 30 njerëz. Ata janë nga e gjithë Maqedonia, më shumë nga Shkupi, më pastaj nga Ohri, Strumica, Tetova dhe Koçana. Kush mundet, migron në Shkup, ku ndjehen më të sigurt, për shkak se janë në grup. Kush nuk mundet, mbetet t’i durojë traumat në fshatin e tyre të lindje, në qytet, thonë në Qendrën LGBTI në Shkup.
    Kur bëhet fjalë për mosrespektimin e të drejtave shëndetësore të njerëzve LGBTI në Maqedoni, shembull më karakteristik janë transseksualët, përkatësisht njerëzit transgjinorë, thotë Igor Raiden, koordinator i grupit për përkrahje të transnjerëzve në Maqedoni. Ai jep shumë shembuj për mosekzistimin e të drejtave shëndetësore të këtij grupi të margjinalizuar. Në mesin e tyre janë situatat e njerëzve transgjinorë me emra gjysmë të ndryshuar në dokumentet personale, me çka paraqitet papajtueshmëri mes pamjes dhe të dhënave në dokument. Nga ky shkak, thekson Raiden, shpesh nuk mund të bëhen testet hormonale. Për shembull, pacientët me gjini të ndërruar jashtë vendit, që tani është person mashkull, që të bëjë teste hormonale, duhet të marrë udhëzim nga gjinekologu, për shkak se në dokumentet personale është femër. Ky person me gjini mashkullore disi ka marrë udhëzim nga gjinekologu i tij amë. Por, kur ka shkuar në Klinikën për Endrokrinologji i kanë thënë se gjinekologu nuk ka pasur të drejtë t’i japë udhëzim. Personi tërë ditën ka vërtetuar se është grua, ka qenë i detyruar të shkojë në kundërshtim me identitetin e tij gjinor. E tmerrshme është ajo që e ka bërë kundër vetvetes, vetëm që të marrë udhëzimin, tregon Raiden. Në një rast tjetër, thotë, transgruaja ka shkuar privatisht në Endokrinologji, ku endokrinologu i ka shkruar hormone, e ajo ka shkuar në barnatore dhe i ka blerë vetë hormonet.

    Në Klinikën për Endokrinologji për momentin terapi hormonale për ndërrim të gjinisë marrin pesë persona, meshkuj dhe femra. Ata janë mes 20 dhe 25-vjeçar. Qëllimi përfundimtar, thonë mjekët nga Klinika për Endokrinologji, është që këta pacientë ta ndryshojnë gjininë. Ndërhyrjen kirurgjike, sipas asaj që ata thonë, do ta bëjnë në Beograd. Pas operacionit plastik të bërë jashtë vendit, të gjithë pacientët të cilët më parë kanë marrë hormone në Endokrinologji, kthehen përsëri në terapi, të përjetshme, për shkak se hormonet, siç shpjegon drejtori dr. Çedomir Dimitrovski, duhet të mirëmbahen, që të mos kthehen karakteristikat e mëhershme nga gjinia e më hershme e personit. Nëse personi mashkull është transformuar në grua, duhet vazhdimisht të pranojë hormonin estrogen, për shkak se mjekra dhe mustaqet, për shembull, do të fillojnë të rriten sërish, ejakulacioni do të kthehet.
    Ekziston diskriminim i madh nga Fondi i Shëndetësisë kur bëhet fjalë për të drejtën e shërimit jashtë vendit, thot Raiden. Sipas rregullores për shërim jashtë vendit, personi i siguruar, me dokumentacion përkatës, merr mendim konsiliar dhe pas procesimit të rastit nga Komisioni i Fondit, merret miratimi për mjekim jasht vendit, me çka pacienti merr pjesë me 20 për qind nga shpenzimet. Megjithatë, Fondi i Shëndetësisë në një rast deklaroi se “ndërrimi i gjinisë nuk trajtohet si sëmundje, dhe sipas kësaj, nuk hyn në shërbimet shëndetësore bazë”. “Nuk ka arsyetim për zgjidhje të problemit psikofizik nëpërmjet rrugës kirurgjike. Ndërrimi i gjinisë nuk është në pakon e shërbimeve shëndetësore primare”, janë përgjigjet më të shpeshta nga Fondi i Shëndetësisë, cek Raiden.
    Sipas atij, diagnoza për transseksualitetin si sëmundje ekziston në Shifrorin e diagnozave në ueb-faqen e Fondit të Shëndetësisë dhe gjithandej. “Dihet se si është tretmani, por në Maqedoni nuk ju mundësohet këtyre personave, vetëm për atë se nuk u pëlqen kjo pushtetarëve. Dua të theksoj, te të gjitha qeverisjet, jo vetëm te kjo”, potencon Raiden.
    Natasha Boshkova, avokat në Koalicionin për të Drejta Seksuale dhe Shëndetësore të Bashkësive të Margjinalizuara, e cila punon vetëm në dhënien e ndihmës ligjore të grupeve të margjinalizuara, në të cilën bëjnë pjesë edhe transseksualët, thotë se pas përgjigjeve të këtilla të shtetit, përkatësisht të Fondit, nuk ka bazë për padi, për shkak se tretmani dhe procesi i transformimit të këtyre njerëzve nuk janë të rregulluara në mënyrë ligjore.
    “Njëlloj e rëndësishme me diskriminimin në të drejtën për mjekim jashtë vendit është se në Maqedoni nuk ka asnjë psikolog të specializuar i cili mund të punojë me personat transgjinorë, edhe pse këtu ka psikolog tepër të mirë. Për shembull, një djalë gej jo moti shkon në psikiatër, e ky i ka dhënë një grumbull hapash, i ka shkruar testosteron, pa e dërguar në teste hormonale, edhe i ka thënë pas një jave të shihet me gruan. Dua të them, në Maqedoni ka psikiatër të cilët mjekojnë nga homoseksualiteti. E lëre më atë që psikiatri nuk guxon të mbajë hormone në ordinancë”, cek shembuj Igor Raiden.
    Sipas procedurës zyrtare për personat transgjinorë, përkatësisht standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), personi së pari shkon në psikiatër. Psikiatri e vlerëson gjendjen e përgjithshme dhe ai sheh dhe vendos se a identifikohet transpersoni me gjininë. Ai duhet të shoh se a e çon diçka të mendojë se është trans, apo jo. Pastaj vijon dërgimi tek endokrinologu, me çka fillon terapia hormonale. Te ne ka specializim të përgjithshëm. Nuk ka specializim për ndjekje të zhvillimit. Personat transgjinorë shkojnë në Beograd, atje ka ekip profesional i cili punon 20 vite sipas standardeve të OBSH, të cilat vlejnë për transpersonat. Në Beograd fillon terapia, ndryshimet te personi, dhe ai është i përgatitur për operacion plastik.
    Në Serbi një çmim për terapi hormonale dhe ndërhyrje kirurgjike për ndërrim të gjinisë ka për të siguruarit, e tjetër, shumë më të lartë për pacientët nga Beogradi. Më shtrenjtë në Qendrën Klinike në Beograd për operacion për ndërrim të gjinisë paguajnë pacientët nga vendet e Evropës Perëndimore, të cilët, sidoqoftë, në Beograd e kanë më lirë se sa ndërhyrjen ta bëjnë në shtetet e tyre. Ças Bono, fëmija i vetëm i yllit botëror të njohur Sher, e cila u lind si vajzë, në prill të këtij viti, në klinikën gjinikologjike-akushere “Fronti Popullor” në Beograd e ndërroi gjininë në mashkull. Terapia, përkatësisht transformacionin e ka filluar që nga viti 2008, ndërsa në 2010 ka marrë vërtetim nga gjyqi ta ndërrojë gjininë. Operacioni i ka kushtuar vetëm 3.000 euro, për shkak se shteti ka mbuluar dy të tretat e shpenzimeve. Për transdjemtë operacioni kushton nga 8.000 euro e lart.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.