Dardha me plumb, sallatë me arsen – trualli i ndotur vret banorët

    Autor: Biljana Zafirova
    Hulumtim i „Republika
    -Na helmuan. Njerëzit vdesin gjithnjë më të rinj. Gjithnjë dëgjojmë si ndonjërit prej fqinjëve i kanë diagnostikuar kancer. Unë në shtëpi kam nënën e sëmurë prej kancerit. Pyes veten se kur kjo do të na ndodh neve, të tjerëve.

    Gjithnjë kërkojmë që të na mundësohet të jetojmë në një mjedis të shëndetshëm, të kemi ajër të pastër, truall dhe ujë jo të ndotur… Por, më kot, gjithnjë rritet numri i atyre shtatzënave që e humbin frytin e tyre në ndonjë fazë të shtatzënisë. Edhe më tej shumica heshtin, vetëm se ndonjë nga anëtarët e familjes punon te ndotësit që na vrasin. Thonë se nuk mund të pështyj atje ku nxjerr bukën. Ndërsa i njëjti na vret të gjithëve…- kështu një banorë pesëdhjetë vjeçar i fshatit Bujkovc, fshat nga rrethi i OKTA-s, flet për atë se çfarë po iu ndodh atyre, viteve të kaluara. Edhe pse, siç theksoi ai, në familjen e tij nuk ka të punësuar në fabrikat nga kryesisht ndotet trualli, insistoi që të mbetet anonim.

    Ai thotë se pjesa më e madhe e njerëzve kanë kopshte, mbjellin domate, speca me të cilat ushqehen. Pjesa më e madhe e tyre prodhimet e tyre i shesin në tregje.

     

    Од протестите на населението од селата околу ОКТА

    -         Nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë helme po fusim në organizmat tanë. Po shkatërrohemi me atë që vet e kemi mbjell dhe e kemi mbikëqyrur. Bindshëm shija e prodhimeve ka ndryshuar – vijon duke komentuar bashkëbiseduesi ynë, i cili na udhëzon se, edhe pse OKTA ka vendosur “ca filtra në oxhaqet dhe të mosprodhuarit ishte aktuale në këtë periudhë, rezervuarët që janë nën tokë e bëjnë të veten”. Ai thotë se dikur banorët protestonin kundër ndotjes, por tani ato aktivitete janë shuar.

    Numri i personave të vdekur është në rritje, ndërsa është përqindja e madhe a tyre që kanë vdekur nga kjo sëmundje. Banorët dyshojnë se shkaku për këtë dukuri është mjedisi i ndotur, gjegjësisht ajri i ndotur, uji dhe trualli i ndotur. Çfarë thonë studimet? Tentuam të kontrollojmë kulturat kopshtare të mbjella në tokën e kësaj ane të komunës, por për fat të keq, laboratorët në vend nuk kishin mundësi që ta bëjnë këtë. Munguan reagensë, na dërgonin në laboratorë jashtë vendit, e disa kërkonim shumë të hollash tejet të lartë, enorme që të zbatojnë këtë hulumtim. Komenti i ekologëve është se me këtë problem po ballafaqohen edhe pjesë të tjera të vendit, si për shembull Velesi, e sipas atyre, sallatat e gjelbra me të cilat janë vërshuar tregjet, janë nga më të rrezikshmet, për shkak se bimët e gjelbra janë absorbuesit më të mëdhenj të metaleve të rënda. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të dihet se në cilin truall është rritur bima që e kemi blerë në treg.

    Rritet numri i të vdekurve nga karcinomi

    Sipas Entit Shtetëror Statistikor nga 151 persona të vdekur në vitin 2012 në këtë komunë, tridhjetë kanë vdekur nga sëmundje karcinomi (neoplazma). Sa për krahasim, në Probishtip, komunë e cila ka 15 480 banorë, një mijë banorë më pak se komuna Ilinden, kanë vdekur 155 persona në vitin 2012, ndërsa prej tyre 16 nga neoplazma ose gjysma më pak se të ndjerit në Ilinden nga e njëjta sëmundje. 89 persona kanë vdekur, për shkak të problemeve me sistemin qarkullues, 6 nga problemet në sistemin respirator dhe 5 atë digjestiv. Në vitin 2011 në Ilinden kanë vdekur 136 persona, nga të cilët 30 nga neoplazma, ndërsa kanë vdekur edhe katër foshnja. Në vitin 2010, 36 nga 135 të vdekurit jetën e kanë humbur, për shkak të sëmundjeve karcinome, në vitin 2009, 39 persona kanë vdekur nga karcinomi nga gjithsejtë 128 presona, ndërsa në vitin 2008 nga 134 të vdekur, te 29 shkaku është karcinomi.

    Komuna Ilinden         –          numri i banorëve 15.894
    Viti  
    numri i të vdekurve


    të vdekur nga neoplazma

    2012
    151
    30
    2011
    136
    30
    2010
    135
    36
    2009
    128
    39
    2008
    134
    29
     
    Komuna Probishtip – numri i banorëve 15.480
    Viti
    numri i të vdekurve


    të vdekur nga neoplazma

    2012
    156
    16

    Burimi: Enti Shtetëror Statistikor

    Truall me arsen dhe plumb

    Rezultate nga studimet e kulturave kopshtare nuk ka, por ka nga trualli në të cilin janë rritur ato. Duke ndjekur rezultatet e studimeve të trojeve në Shkup, me problem të ndotjes së truallit ballafaqohen më tepër rajone në qytet dhe rrethinë, e jo vetëm në rrethin e OKTA-s ndotjet janë evidentuar rreth trafikut kryesor dhe rreth fabrikave në qytet. Trualli i Shkupit “është mbjellë” me arsen dhe plumb – metale të rënda që janë jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të cilat janë të pranishme deri dhjetë herë më shumë se ajo që lejohet maksimalisht.

    Me koncentrime të larta të arsenit janë përfshirë gjithsejtë 60 kilometra katrorë në rajonin e OHIS-it, “OKTA”-s dhe Hekuranës, ndërsa situate veçanërisht është kritike në rajonin e OHIS-it, drejt Lisices së epërme dhe Lisices së poshtme, Ognjanci dhe Draçevë, ku rajoni është shpallur si “pikë e zezë”. Tani në vijim do të vërtetohet se vallë pemët dhe perimet që kultivohen në rajonet kritike i përmbajnë në vete metalet e rënda të truallit?

    Zagaduvanje vozduh protest_003

    -       Nga Qyteti i Shkupit na udhëzuan se trualli është i kontaminuar edhe në rajonet urbane dhe rurale. Sipas informacionit, në përgjithësi situata me metalet e rënda është mirë, ndërsa në disa mikrolokacione përkrah rrugëve dhe fabrikave paraqiten vlera brengosëse. Më kritike është gjendja me arsenin dhe plumbin, në truall ka edhe ndotje nga bakri dhe kromi si dhe prani natyrale të nikelit. Plumbi nuk është globalisht i pranishëm, por duke përcjell trendin në rritje, për maksimum 10 vite do të kishim kontaminim të tërësishëm me plumb. Në koncentrime të mëdha plumbi ndodhet në rrethin e Hekuranës, kanali bartës i Çimentores, te MZT-ja dhe në majën e Vodnos. Hapësira rreth Hekuranës është e kontaminuar me zink dhe krom. Bakri dhe kromi janë gjetur me vlerë prej 2 dhe 3 herë më të lartë se KML. Ka lokalitete që janë ndotur edhe me metale tjera të rënda. Sipërfaqe të kufizuara rreth Bardovcës, Shuto Orizarës dhe aeroportit Petrovec karakterizohen si të kontaminuara, për shkak se përmbajnë kadmium në koncentrime më të larta se maksimalja që lejohet (KML). Bariumi është i pranishëm rreth basenit peshkues të fabrikës së Hekuranës dhe në Stajkovci, Çento dhe Bardovcë, me koncentrime në rritje të dobët.

    Rreth fabrikës OHIS, sipërfaqja e ndotur deri në Ognjancë përfshin rreth 30 kilometra katrorë, rreth “Xeherore dhe Hekurana” (Rudnici i Zhelezarnica) drejt veriut dhe në verilindje, ndërmjet Çentos, Stajkovcit. Creshevë dhe Brnjarcit sipërfaqja e ndotur kap rreth 20 kilometra katrorë, ndërsa te trojet agrokuluturore rreth “OKTA-s”, te fshatrat Tekia, Miladinovci dhe Mrshevci është ndotur sipërfaqe prej 10 kilometra katrorë. Në pjesën urbane ka më shumë lokalitete me koncentrime të mëdha me arsen, si për shembull Çairi, rrethina e stacionit të vjetër të hekurudhës, lagja Prolet, qendra shkollore në lagjen Hekuranë, hotel “Panorama” etj. – thonënga njësia për marrëdhënie me publikun e Qytetit të Shkupit, duke u bazuar në këtë raport. Ata shtojnë se të fshatrat rreth OHIS-it arseni në truall është më tepër i pranishëm dy herë deri tri herë mbi të lejuarën.

    Sipas studimeve, mikrlokalitete në afërsi të f. Miladinovci – f. Bujkovci – rafineria, 91 për qind të trojeve përmbajnë arsen i cili lëviz afër kufijve të vlerave KML, por në 6 prova eksitojnë vlera mbi KML për mikroelementin e arsenit. Është vërejtur një ndotje më e lartë e truallit rreth fabrikës OHIS, ndërsa sipas Cvetanka Ikonomova Martinovska, e cila është udhëheqës i sektorit për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe natyrës, arsen kontaminimet në këtë pjesë besohet se janë të ndërlidhura me plehrat artificiale që përdoren shumë shpesh në aktivitetin agrikuluturorë në terren si dhe me aktivitetet e dikurshme të OHIS-it në lidhje me të kaluarën, kur ky kapacitet prodhues ishte aktiv.      

    Niveli i ulët i vetëdijes ekologjike

    Vetëdija ekologjike e maqedonasve është në nivel shumë të ulët. Sipas avokatit të popullit, Ixhet Memeti, numri i kallëzimeve të qytetarëve për rrënimin e së drejtës për mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër është shumë i vogël. Qytetarët më së shumti ankohen për mosprocedimin e inspektorëve komunal kundër qytetarëve që kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe Ligjin për veprimtari komunale, për nivel të rritur të zhurmës që vjen nga objektet e hotelerisë në fqinjësi apo për ndikimin dëmtues të antenave të operatorëve të telekomunikacionit dhe objekteve të vendosura në afërsi të drejtpërdrejtë, pak njerëz kanë dorëzuar kallëzime për rrënimin e së drejtës së tyre për mjedis të pastër jetësor.

    Bimët e gjelbra, absorbuesit më të mëdhenj të materieve që shkaktojnë kancer

    Vibrant Produce

    Bisedojmë me ekologë të fakultetit të Ekologjisë në Shkup për atë se si këto elemente të palejuara në truall ndikojnë në shëndetin tonë. Ata theksojnë se jo vetëm OKTA është ndotës në vend. Pasojat, komentojnë ata, nga aktivitetet e fabrikave më herët, janë ende të pranishme, por edhe ndotja e truallit është pasojë e frekuencës së madhe të trafikut në dhe rreth qytetit.

    Pasojat nga kjo, komentojnë ekologët, janë koncentruar në truall, ndërsa krejt ajo që kultivohet në truall ka prani të madhe të metaleve të rënda dhe i absorbon po e njëjta.

    Kulturat kopshtare absorbojnë metale të rënda, nëse ato janë të pranishme në truall. Disa më pak e disa më shumë, varësisht për çfarë kulture bëhet fjalë. Më të rrezikshmet janë lakra, spinaqi karota, rrepa, patatet sallatat...- thotë profesori i studimeve Ekologjike me të cilin biseduam.

    Sipas profesorit d-r Mihail Koçubovski, helmimi kronik me arsen, i cili shfaqet pas vënies së gjatë në ndikim, përmes ujit të pijshëm dhe është shumë më ndryshe nga helmimi akut. Ai në këtë temë ka mbajt shumë ligjërata dhe njëherë udhëzon se simptomat dhe shenjat që i shkaktojnë arseni dallohen te disa individë, të disa grupe populluese, dhe rajone gjeografike. Prandaj nuk ekziston definicion universal për sëmundjet e shkaktuara nga arseni. Ndikimi afatgjatë i arsenit nëpërmjet ushqimit, ujit të pijshëm shkakton përhapje të kancerit në lëkurë, siç janë ndryshimet në pigmente dhe hiperaktozë. Paraqitje e një rreziku më të madh të kancerit në mushkëritë e bardha dhe në fshikëz dhe janë të lidhura me lezione arseni në lëkurë që ishin vërejtur gjatë koncentrimit të arsenit në ujë për pije më të ulëta se 0,05mg/l. Kanceri është fenomen i vonshëm dhe zakonisht duhen më shumë se 10 vite që të zhvillohet.

    Sipas “A Texbook of modern toxicology” plumbi më lehtë absorbohet te fëmijët dhe arrin te truri. Së pari plumbi shpërndahet në gjak, pastaj në mëlçinë e zezë dhe veshkat, e nëse vazhdon futja e plumbit ai arrin deri te indi eshtëror. Pësojnë qelizat e gjakut dhe sistemi nervor. Pëson edhe sistemi reproduktiv te burrat dhe te gratë që vjen deri te abortet spontane dhe te steriliteti. Vendasit e fshatrave Ilinden ankohen në numrin e madh të aborteve spontane te gratë e reja të kësaj rrethine.

    Edhe kromi është i pranishëm në truallin e Shkupit. Sipas biokimistëve ai nxit kancer në mushkëritë e bardha. Edhe pranimi kronik i nikelit, i cili është po ashtu i pranishëm në trualli e rajonin të Shkupit kontribuon te zhvillimi i karcinomit të mushkërive të bardha.

    Nga ndotësit potencial nuk morëm përgjigje për dëmin që e shkaktojnë. Banorët të zemëruar dhe të nervozuar. Ekologët tërheqin vërejtje se gjendja mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme çdo vit. Thonë se ajo sasi e metaleve të rënda në truall mund të rritet në mënyrë enorme për një periudhë të shkurtër, nëse vazhdon ndotja. Nga Qyteti i Shkupit paralajmërojnë se gjatë këtij viti janë planifikuar disa masa konkrete për përmirësimin e gjendjes në ato pjesë ku është vërejtur ndotja e theksuar.

    planifikohet të realizohet projekt për vërtetimin e shpërndarjes dhe koncentrimit të metaleve të rënda në pjesë të ndryshme të formave bimore, të dedikuara për ushqim dhe prodhim të produkteve ushqimore në rajonin e Shkupit. Për shkak të rëndësisë së projektit, dokumentacioni projektues për realizim do të përgatitet në bashkëpunim me Ministrinë Bujqësisë, Ekonomizimit me Ujë dhe Pylltarisë – thotë Ljupço Pandilovski, nga njësia e marrëdhënieve me publikun e Qytetit të Shkupit.

    Shkupjanët në këto rajone ballafaqohen me problemin e ndotjes. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë në nenin 42 në mënyrë eksplicite i pozicionon tre segmente në vijim në raport me mjedisin jetësor dhe natyrën.

    Çdo njeri ka të drejtë për mjedis jetësor të shëndetshëm.

    Çdonjëri është i obliguar që të avancojë dhe ta mbrojë mjedisin jetësor dhe natyrën.

    Republika siguron kushte për realizimin e të drejtës së qytetarëve për mjedis jetësor të shëndetshëm.

    Banorët në rajonet ku është vërejtur ndotja e truallit kërkojnë realizimin e të drejtës së tyre kushtetuese – jetë në mjedis jetësor të pastër. Nga Qyteti i Shkupit paralajmërojnë se do të ndërmerren të gjitha masat që të zvogëlohet ndikimi i fabrikave mbi kushtet ku këta njerëz jetojnë.

    (Ky tekst është përpunuar në kuadër të projektit “Përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave të qytetarëve dhe medieve për promovimin e të drejtave të njeriut dhe lirinë e shprehjes” që e realizon Instituti maqedonas për media (MIM), ndërsa është financuar nga Unioni Evropian nëpërmjet të programit EIDHR.Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e medies dhe në asnjë mënyrë nuk i shpreh qëndrimet e Unionit Evropian ose të MIM.)      

     

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.