Maqedonia merr 104 rekomandime për çështjet që lidhen me shkeljen e të drejtave të njeriut

    Këshilli për të Drejtat e Njeriut i KB publikoi Raportin periodik universal për Maqedoninë, në të cilin theksohen një numër rekomandimesh në lidhje me rastet që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Raporti më tepër përqendrohet në çështjet që lidhen me pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, sidomos kur bëhet fjalë për bashkësinë LGBT dhe barazinë gjinore. Gjithashtu, një pjesë e mirë e rekomandimeve kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, me fokus të drejtat e romëve, si dhe me lirinë e shprehjes.

    Sfera të tjera për të cilat Këshilli shënon rekomandime theksohen të drejtat e fëmijëve, ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, pavarësia e gjyqësorit, veprimet e këqija në burgje, të drejtat e personave me pengesa zhvillimore, tregtia me njerëz dhe dhuna në familje.

    Institucionet kompetente në vend kanë afat deri në qershor të vitit 2014 t’i shqyrtojnë dhe të deklarohen në lidhje me rekomandimet.

    I tërë raporti arrihet në vegzën në vazhdim:
    http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/UPR/Pages/MKSession18.aspx

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.