Pyet, përfshihu, aktivizohu!

    Autor: Tamara Atanasoska
    Aktiviste qytetare

    Kur hyjmë në vitet “tranzitore” ndërmjet fëmijës dhe të rriturit, shpeshherë, nëse jo përherë, ndihemi sikur rritem paralelisht me rrethin, e jo bashkë me të.

    Na duket kurse e tashmja është kidnapuar nga më të vjetrit, duke na lënë të pamundur dhe në margjina, ndërsa shoqëria dhe rrjedhat e saj për ne janë të paqarta dhe të huaja.

    Më shpesh në sistemin që na rrethon përfshihemi sipas shok-parimit, bëhemi të vetëdijshëm për vendin tonë dhe vetë ekzistencën e tij kur për herë të parë do të ballafaqohemi me të. Ballafaqimi shpeshherë është i dhimbshëm dhe është i pari në vargun që në vitet në vijim do ta rrënojnë naivitetin tonë ndaj rrethit.

    Kjo është pasojë e mosdijes sonë dhe e distancës nga rrjedhat shoqërore. Ndoshta nuk mund t’i iket shokut kur për herë të parë do të ballafaqohemi me padrejtësinë, ose kur për herë të parë do t’i kuptojmë kufizimet tona.Por, me shumë rëndësi dhe më se e nevojshme është që sa më shpejt t’i kuptojmë këto procese që ndodhin rreth nesh, që të mund të ndihemi dhe të jemi më të integruar në to, e me këtë të bëjmë një jetë më cilësore.

    Maqedonia nuk ka strategji dhe ndonjë plan strukturor se si t’i përfshijë të rinjtë në shoqëri, kështu që vitet në bankat shkollore na kalojnë pa e marrë leksionin shumë të rëndësishëm jetësor – si ta përmbushim funksionin tonë qytetar, përkatësisht si të bëhemi qytetarë.

    Megjithatë, ka shumë gjëra që vetë mund të bëjmë rreth kësaj:

    - Mos u frikësoni të formoni mendim

    Përpjekjet tona për të krijuar mendim politik konzistent priten nga kthesat e ashpra në politikën botërore, nga turbulencat në politikën globale, problemet etnike lokale, rrugët me gropa rreth ndërtesës së banimit, frigoriferit plot ose të zbrazët. Çdo qëndrim që të formojmë, është i luhatshëm dhe i pasigurt, gjë që shpesh na bën që të vendosim që gjithë këtë në fund ta kërcejmë dhe – të heshtim. 

    Gabim! Me vetë faktin që do të përndajmë dhe do të artikulojmë një qëndrim, sado që të jetë i gabuar, kjo tregon se jemi nisur në drejtimin e vërtetë. Me atë që do ta themi, atë e hapim për kritikë, e me këtë edhe për ndryshim dhe për perspektivë të ndryshme. Komunikoni sa më shumë që të mundeni rreth çështjeve që ju hutojnë, pyetni dhe,   mbi të gjitha, flisni. Ajnshtajni ka thënë që dobësia, përkatësisht mungesa e qëndrimit, bëhet dobësi e karakterit. Shpresoj – të gjithë ne synojmë që të bëhemi më të mirë se kjo.

    - Dilni nga rrethi juaj i drejtpërdrejtë i miqve

    Derisa jemi të rinj është lehtë të ngecim në rrethin e më të afërmve, të cilët tashmë i dimë me vite-të vërtitemi rreth të njëjtave mendime, t’i ruajmë të gjitha stereotipat, paragjykimet, kuptimet dhe qëndrimet që i zvarrisim prej ditëve kur kemi qenë më të rinj. Shoqëria është e madhe, e llojllojshme dhe përbëhet nga grupe të ndryshme dhe, sa më shumë që komunikojmë, njihemi dhe përzihemi, për aq do të jetë më e mirë pamja që do të krijojmë për tërësinë.

    Shëtitu deri te QSKA (Qendra Sociale Kulturore Autonome), në njërën prej më shumë ngjarjeve, përzihu me artistët dhe majtistët, anëtarësohu në organizatën siç është FAR (Forumi Arsimor Rinor), për shembull, njih moshatarë dhe fito shkathtësi të reja, shko në ndonjë ligjëratë për të cilën ke parë ngjarje vetëm në Fejsbuk, që të dëgjosh, ja, së paku vetëm një perspektivë atë javë. Po pate diçka që don ta bësh, ndërsa të afërmit tu nuk janë të interesuar, shfrytëzoji rrjetet sociale, sikurse Tviter-in, për të bërë hulumtimin se mos, vallë, ndokush do të ishte bashkuar.

    Është lehtë të kemi paragjykime për një grup tjetër etnik nëse nuk njohim asnjë pjesëtar të tij, të formojmë mendim negativ për ndonjë segment të shoqërisë po qe se i dëgjojmë mediat e polarizuara, ose të ndihemi vetëm me mendimet tona nëse asnjëherë ato nuk i kemi përndarë.

    - Lexoni gjithçka, lexoni jashtë fushëveprimit tuaj, lexoni për botën

    Me shumë rëndësi është të lexojmë dhe të informohemi për rrethin tonë, pastaj edhe për botën, që mund të kuptojmë më mirë se ku jemi dhe kah shkojmë ne. Me shumë rëndësi është që t’i ndjekim dhe t’i kuptojmë parimet rreth të cilave ndodh gjithçka që na rrethon, që të mund të marrim pjesë më mirë në to.Si të rinj, tërësisht jemi të depolitizuar, ndërsa politika është një tabu e madhe me të cilën refuzojmë të merremi, duke llogaritur se nuk ka ndikim në përditshmërinë tonë. Në të vërtetë, është e kundërta. Ja, për shembull: po qe se jemi informatikanë, nuk mund të lexojmë vetëm për sintaksën në gjuhët programore, por duhet të lexojmë edhe për industrinë që të kuptojmë më mirë se çka bëjmë. Nëse lexojmë për industrinë, duhet të lexojmë edhe për ekonominë globale, që të kuptojmë se përse industria është ashtu siç është. Nëse lexojmë për ekonominë, duhet të mësojmë për sistemet politike dhe për rregullimet shoqërore, që të mund ta kuptojmë në mënyrë të vërtetë korrelacionin e tyre.

    - Aktivizohuni

    Përfshirja në shoqëri dhe përmbushja e funksionit qytetar nuk është patjetër të bëhet në mënyrë të beftë. S’është patjetër që të vrapojmë direkt në diçka që s’e kuptojmë në tërësi, për shkak se kjo mund të na hutojë edhe më shumë. Shumë të rinj, pa qenë të përgatitur dhe pa e njohur mjaftueshëm sistemin politik, as rrethanat, hyjnë në partitë më të mëdha maqedonase, duke e llogaritur këtë domosdoshmëri në këtë kohë kur ato janë agjencitë tona të punësimit, por edhe si mënyra e vetme e angazhimit politik. Ndërkohë që veprimi qytetar (civil) dhe politik është kaq i gjerë!

    Vizitoni aksionet si „Masa kritike“, përpiquni që të ndihmoni në aksionin humanitar të radhës, përgjigjuni thirrjes së ndonjërës prej organizatave civile që kërkojnë vullnetarë. Në rrjetet shoqërore „ndiqni “ ndonjë prej njerëzve për të cilët mendoni se veprojnë në shoqëri në drejtimin që ju do të kishit dashur të veproni dhe të përfshiheni në bisedë. Iniconi diçka, për shembull, pastrim në mëhallën tuaj dhe përmes të ndonjë miniaksioni ndijeni gjithë atë frymë pozitive që del nga veprimi qytetar. Do të ndiheni shumë më mirë.

    Duke e hedhur hapin drejt “unit” më të mirë, shkojmë një hap përpara drejt asaj që të jemi më të mirë edhe si bashkësi. Duke praktikuar pjesëmarrjen qytetare, qoftë edhe vetëm duke shprehur interesim që nga mosha e re, kjo na ndihmon që të ndihemi më shumë si pjesë e bashkësive ku jetojmë dhe të jemi më të lumtur në to.Arrijmë shkathtësitë për komunikim, shprehitë për vetiniciativë, optimizëm dhe vetëbesim. Mbi të gjitha – duke mësuar dhe duke marrë pjesë aktivisht në rrjedhat shoqërore, mund të gjendemi fare lehtë gjatë ndryshimeve të tyre të befta dhe me komoditet të kalojmë nëpër to.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.