Doracak për kontrollimin e përmbajtjeve digjitale që informojnë për situata të jashtëzakonshme

    Në erën e telefonave të mençur dhe të rrjeteve sociale, me domethënie thelbësore për gazetarët është që të kenë aftësi dhe njohuri për të kontrolluar shpejt dhe sigurt informacionet gjatë situatave të jashtëzakonshme dhe katastrofave.

    Në momente të tilla kritike, rrjetet sociale shpeshherë janë të vërshuara me lajme nga vendngjarja, thirrje për ndihmë, raporte për ngjarje dhe shpëtime të reja. Një pjesë nga këto informacione mund të jenë të sakta dhe të besueshme, por një numër domethënës nga këto mund të jenë të rrejshme, veçanërisht në raste kur ndodhin katastrofa, protesta të dhunshme dhe ndeshje.

    Me këtë qëllim, Qendra Evropiane për Gazetari në bashkëpunim me gazetarë me renome nga “BBC”, “Storyful”, “ABC”, “Digital First Media”, si dhe ekspertë të tjerë medial, përgatiti Doracak për verifikim, i cili në të vërtetë është udhërrëfyes për të kontrolluar përmbajtjet digjitale që informojnë për situatat e jashtëzakonshme. Doracaku përbën resurs për gazetarë, që ofron udhëzime për atë se si të kontrollohen përmbajtjet të cilat i gjenerojnë përdoruesit e Internetit, gjatë kohës së rasteve urgjente. Gjithashtu, doracaku përmban dhe këshilla për përgatitje të redaksive për informim gjatë periudhës së katastrofave.

    Doracaku mund të shfrytëzohet në formë elektronike në Internet nëpërmjet vegzës në vijim.

     

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.