Parlamentari Makraduli na rekomandon t’i mbyllim sytë dhe t’i hapim zemrat, për të dëgjuar si këndon Fifi, e jo si duket dhe si paraqitet. Mos rastësisht na mësohet syri me këta “përbindësh”, që ndonjë që u ngjan atyre të rraset në karrige pranë tyre. Milloshoski, ndërkaq, qartë dhe zëshëm tha se kujt i pëlqen Fifi le ta marrë në shtëpi!
Dhe, ndodhi çudia. Në parlamentin maqedonas përfundimisht u përmend edhe emri i një transseksuali – Fifi, edhe atë në momentin më të papritur – në mes të debatit për ligjin për media. As në ëndrrat e saj më të çmendura Fifi (e lindur si Filip Janevski) s’ka mundur ta marrë me mend se emri i saj do të rrotullohet në gojën e Jani Makradulit, edhe më pak në gojën e oponentit të tij politik Antonio Milloshoski, por Zoti është i madh. Edhe më të mëdha janë dinakëritë dhe ‘ta lëshova’, kur asgjë s’është e shenjtë dhe kur nevojitet monedha e kusuritjes së ndonjë teme, qoftë edhe tema të mos ketë lidhje me fatin e një transseksuali në shoun muzikot të popullarizuar “Iks-faktor”.
Kështu, pra, në vlugun e debatit për ligjin për media, që me asgjë nuk paralajmëronte në fillim se do të kthehej në debat për pranimin e dallimeve gjinore, si prej pushke jehoi emri – Fifi! Deputeti i LSDM-së, Jani Makraduli, bëri krahasim filozofik midis ligjit për media dhe Fifit dhe me brengosje festoi: „Përse të mos e vlerësojmë Fifin sipas asaj se si këndon në ‘Iks-faktor’, por se si paraqitet.“ Kësaj deputeti nga partia në pushtet, paralelisht me shpjegimin e ligjit, i replikoi: „Në lidhje me atë Fifi ose të asaj Fifi, nuk e kemi parë, për shkak se deri në mesnatë punuam në komision – po t’ju vijë i mirë, doni ta promovoni, merreni atë Fifi në shtëpi, merreni në fushata. Promovojeni në programin tuaj zgjedhor “, tha Milloshoski, duke e krahasuar Fifin as më pak, por me njëfarë përbindëshi, ose me arushën Bojana, ndërsa veten dhe bashkëpartiakët e tij në punëtorë të palodhshëm dinjitoz heteroseksualë, të cilët në vend se të shohin “Iks-faktor-in”, si këta të LSDM-së, punojnë, punojnë dhe vetëm punojnë.
Autor: Mimoza Petrevska Georgieva
Tërë tekstin mund ta lexoni në ueb-faqen e gazetës “Nova Makedonija”.