Trajtesë autoriale: Stereotipat çojnë drejt dhunës

    Shkruan: Frosina Dimeska
    Gazetare në „Nova Makedonija“

    Këto ditë në internet-portalet maqedonase lexova tekstin ku numëroheshin njëzet stereotipa meshkujsh për gratë.Si pjesëtare e këtij grupi gjinor, nuk e gjeta veten në më shumë se gjysma e tyre.

    Për shembull, disa hulumtime ndërkombëtare kanë ardhur në përfundim që shumica e burrave mendojnë se gratë nuk e durojnë alkoolin e tipit të birrës, apo, ndërkaq, se gratë patjetër të vënë të kuqtë para se të dalin nga shtëpia…Diçka që aspak nuk më karakterizon mua personalisht, edhe pse, siç thotë teksti, burrat do të më kishin futur në grupin e urrejtësve të birrës.

    Stereotipat janë pamja mentale për një individ ose grup mbi bazë të paragjykimeve ose të gjysmë të vërtetave për ata që dallojnë mbi bazë të përkatësisë racore, fetare, gjinore, etnike ose tjetër fare.Dhe, ato i ke pasur vazhdimisht, për shkak se qenia njerëzore e ka më lehtë t’i depozitojë njohuritë për botën duke i vënë në grupe të caktuara. Qysh fëmijët kur i mësojnë nocionet, së pari e mësojnë ndarjen gjinore, përkatësisht se ata janë vajza ose djem dhe varësisht prej kësaj, prindërit u japin formën njohurive të tyre – çka duhet të bëjnë, me çka të luajnë e çka është për gjininë tjetër.

    Por, stereotipat mund të jenë shumë më të rrezikshëm kur transmetohen përmes mediave, për shkak se ashtu nxisin diskriminim, mendim negativ për “tjetrin”, që mund të çojë edhe deri në dhunë.Një karakterizim i këtillë i “tjetrit” ka gjetur aplikim nga të gjitha anët sidomos gjatë Luftë së Dytë Botërore, me qëllim që të nxihet armiku dhe të arsyetohet numri i madh i viktimave civile dhe i krimeve kundër njerëzimit, për të cilat as që ka arsyetim.Tani në Evropë, ndërkaq, problem të madh përbën stereotipizimi i romëve. Komisari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Tomas Hamarberg, në raportin për të drejtat e njeriut të publikuar në vitin 2011, vlerësoi se koha është që të ndryshojë etika gazetareske dhe kodi i sjelljes, për shkak se përmes raportimit të njëanshëm forcohet ksenofobia dhe arrihet vetëm senzacionalizmi i kotë.

    Gjendja në mediat në Maqedoni është pothuajse identike. Përpiquni të numëroni se çka ju bie më parë në mend kur ndokush do t’i përmend romët? Me siguri se ata janë të ndyrë, se lypin, se jetojnë në Shutkë ose në Tophanë, se nuk kujdesen për fëmijët e tyre, se luajnë dhe këndojnë gjithë ditën dhe aspak nuk interesohen për të ardhmen?!

    Gjithsesi, ka dhe njerëz që nuk pajtohen me këto supozime për pjesëtarët e kësaj bashkësie.Por, shumica këtë mendim kanë, edhe pse këto shfaqje nuk janë të vërteta dhe nuk iu vishen të gjithë romëve, për shkak se në mesin e tyre ka edhe shembuj krejtësisht të kundërt.Ato supozime në të vërtetë dalin nga stereotipat të cilët mediat shpesh i mbështesin dhe i nxisin gjatë raportimit për romët.Stereotipat në pjesën më të madhe nuk i krijojnë mediat, por ato rrjedhin nga shoqëria, nga mjedisi social, rrethi, madje dhe nga politikanët. Por, gazetarët, me vetëdije ose pa vetëdije, për fat të keq i transmetojnë dhe me këtë edhe më i betonojnë. Shprehja e shkurtër gazetareske dhe dëshira për të qenë sa më afër publikut i kontribuon qasjes së këtillë ndaj këtij grupi etnik, i cili si duket i është nënshtruar stereotipizimit si asnjë grup tjetër.

    Në mediat maqedonase shumë rrallë shkruhet çfarëdo tjetër në lidhje me romët, përveçse për temat të cilat në të vërtetë dalin nga stereotipat për ta. Më shpesh tekstet kanë të bëjnë me problemet e lypësisë, të banimit, moskujdesit shëndetësor, ndërsa viteve të fundit edhe për azilin jolegal. Në gishta mund të numërohen tregimet gazetareske që promovojnë diçka jashtë stereotipave, përkatësisht ndonjë tregim të suksesshëm të ndonjë pjesëtari të kësaj bashkësie etnike.

    Kështu, për shembull, në gazeta gdhijnë shkrime me tituj: „Romët shpëtuan, mbeten në sapunerinë e vjetër“, që aludon aty se grupi i njerëzve ka jetuar në mënyrë jolegale në një objekt konkret. Vazhdimisht në tekst theksohet se fjala është për romë, edhe pse nuk është e qartë se përse është e rëndësishme përkatësia etnike për banorë pa dokumente. Kështu që shtrohet pyetja– po të ishte fjala për maqedonas, a do të kishte qenë titulli: „Maqedonasit shpëtuan, mbeten në sapunerinë e vjetër“? Ose, ndërkaq, tituj si: „Romët lypsarë do të hiqen prej rrugëve“, prej të cilëve fitohet përshtypja se më e rëndësishme për problemin me keqpërdorimin e fëmijëve është ajo që ata janë pjesëtarë të bashkësisë rome, e jo se ata janë të keqpërdorur.

    Por, nuk janë vetëm romët “viktima” të stereotipave në media. Shumë shpesh gjatë raportimit për thyerjen e ligjeve dhe për veprime kriminele theksohet përkatësia etnike e kryerësit, gjë që krijon përshtypjen e fundit se bashkësia e caktuar etnike është kriminogjene, në dallim nga të tjerët. Stereotipat për gratë, ndërkaq, që i promovojnë mediat maqedonase, shpeshherë gjejnë mbështetje ose nxiten nga burimet në tekst. Kështu që, deklarata e vitit të kaluar e mitropolitit Imzot Petar, i cili fajin për përqindjen e lartë të martesave të prishura e vinte te gruaja, duke e akuzuar se nuk paska qenë e qetë, por paska qenë krenare dhe që do të komandojë, duke harruar me këtë rast se koka e familjes është burri, “meritoi” vend madje edhe në faqet e para.Deklaratën e klerikut, plot me stereotipi, e transmetuan pothuajse të gjitha mediat, ndërkohë që vetëm në një pjesë prej tyre kjo ishte shoqëruar me koment negativ gazetaresk nga aspekti i diskriminimit.

    Se gratë sipas stereotipave vendorë ende duhet të jenë ato që rrinë në shtëpi dhe kujdesen për familjen, tregojnë edhe titujt e tipit: „Edhe ballkanasit më nuk janë ata çka kanë qenë –gratë shkelin në politikë“. Në mbështetje të stereotipit tjetër – se pjesëtaret e kësaj gjinie janë materialiste, mediat maqedonase transmetojnë edhe tituj si: „Gratë i kall parja: sponsorusha mori atë që meritoi“?!

    Gazetarët dhe redaktorët pa dyshim që duhet të bëjnë kujdes në përdorimin e stereotipave në media.Temat gjithnjë kanë minimum dy palë, ndërsa njerëzit që i takojnë grupit të cilit i “ngjiten” stereotipa gjithsesi se nuk janë të njëjtë ndërmjet vete dhe secili prej tyre ka tregim të ndryshëm. Përgjegjësia e gazetarëve është ta zbulojnë, t’i shohin të gjithë njerëzit, në vend se të bëjnë më të lehtën – të kapen për sirtarin ku i vendosin paragjykimet e thurura nga rrethi dhe ato t’i ngjitin në tekstin e tyre.

    Edhe sipas parimeve etike dhe profesionale, gazetarët janë të obliguar që t’i mbrojnë të drejtat, dinjitetin dhe lirinë e njeriut. Në nenin 10 të Kodit të Gazetarëve të Maqedonisë theksohet përcaktimi që ata nuk do të krijojnë dhe as do të përpunojnë informacione që i rrezikojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasin me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisin dhunë dhe diskriminim mbi çfarëdo baze, përkatësisht nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, mbi bazë të orientimit seksual ose të përcaktimit politik. Prandaj, përgjegjësia e tyre si mbrojtës të të drejtave të njeriut është veçanërisht e rëndësishme dhe duhet të kenë kujdes gjatë përdorimit të stereotipave, të cilët pa dyshim mund të shkaktojnë efekte negative.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.