„Reporterët pa kufij e dënojnë fort maltretimin gjyqësor të Fokus-it, njërit prej publikimeve të pavarura të fundit në Maqedoni.
Edhe një herë gjyqi në Shkup e dënoi Fokus-in me dënim me shpërputhje të lartë, i cili, duket, ka për qëllim që të shkaktojë mbylljen e javores së fundit të pavarur në Maqedoni”, thuhet në reagimin e kësaj organizate ndërkombëtare, pasi që SSNM e kishte informuar me vendimin e fundit për shpifje kundër gazetarëve të javores Fokus.
„Nëse ka drejtësi, patjetër të realizohet, dhe normalisht që shpifja duhet të sanksionohet me ligj, gjykatësi duhet ta ketë këtu në mendje se për çka bëhet fjalë këtu: për të drejtën e publikut që të jetë i informuar nga burime të pavarura të informimit, të cilat janë gjithnjë e më të rralla në vend. Në këtë rast, balanca e këtillë nuk është respektuar dhe liria e shtypit përsëri do ta pësojë. Vendit, që është i ranguar në pozitën e 116-të të indeksit të fundit të lirisë së shtypit botëror, nuk i duhet edhe një degradim“, theksohet në letrën e Reporterëve pa kufij.
Burimi: SSNM