Skenarë hulumtues viziv (VIS) është platformë internetore për vizuelizimin e të dhënave, e cila është me destinim për të ndihmuar gazetarët, aktivistët dhe hulumtuesit e tjerë në mapimin e rrjeteve komplekse të biznesit ose të krimit.
Qëllimi është që hulumtuesve t’u ndihmojë që më lehtë të kuptojnë dhe të shpjegojnë korrupsionin, krimin e organizuar dhe malverzimet tjera. Kjo vegël mundëson që narracionet komplekse të shndërrohen në gjuhë vizive të thjeshtë dhe universale.
Platforma siguron disenjim profesional, shabllone të përputhshme dhe dinamike për vizuelizim, të cilat mundësojnë ilustrimin e personave, rrjeteve dhe konfiguracioneve të ndërlikuara të të dhënave. Vizuelizimet mund të përdoren në mediumet onlajn, të shtypura ose elektronike.
Platforma arrihet në: www.vis.occrp.org