Maqedonia, bashkë me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën, hyn në vendet ku aplikohen ndërprerjet selektive të shtatzënisë. Nils Muizhnieks, komisar për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, këto ditë ka reaguar ndaj këtij trendi shqetësues, duke theksuar që abortimet selektive përbëjnë diskriminim dhe duhet të ndërpriten.
Ky problem është shënuar edhe në Britaninë e Madhe, ku hulumtimi i „Independentit” tregoi që abortet jolegale masivisht janë pranuar te disa bashkësi etnike, me qëllim që të sigurohet trashëgimtari mashkull nëpër familjet. Për këtë shkak, raporti baraspeshues 50:50 ndërmjet djemve dhe vajzave të lindura është çrregulluar te disa grupe imigrantësh, ku vërehet „humbja“ e 1.400 deri në 4.700 vajzave nga Regjistri nacional në Angli dhe Uells.
Burimi: Dnevnik
TV Nova