„Nënshkruaj“ - fushatë kundër dhunës ndaj grave

    „Askush nuk don që të ikë nga shtëpia e vet për shkak të dhunës“ dhe „Askush nuk don që të rrihet në shtëpinë e vet“, janë disa prej porosive të cilat këto ditë mund të dëgjohen në kuadër të fushatës mediatike „Nënshkruaj“, qëllimi i së cilës është pengimi i dhunës ndaj gruas dhe i dhunës në familje.

    Fushata angazhohet për ngritjen e vetëdijes publike rreth nevojës për ratifikimin dhe aplikimin e Konventës për Pengimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe të Dhunës në Familje të Këshillit të Evropës, të njohur edhe si Konventa e Stambollit.

    Ky dokument për herë të parë i rregullon të gjitha format e dhunës ndaj grave, përfshi edhe dhunën në familje. Gjer më tani 27 vende e kanë nënshkruar Konventën, ndërsa 8 e kanë ratifikuar. Maqedonia e ka nënshkruar Konventën në korrik të vitit 2011, por imponohet nevoja për shpejtimin e procesit për ratifikimin e saj, për shkak se sistemi për mbrojtje nga dhuna në familje në Maqedoni ballafaqohet me shumë sfida, të cilave institucionet shtetërore duhet t’u japin përgjigje.

    Pjesë e fushatës janë edhe peticioni onllajn dhe mekanizmi për të ashtuquajturin “bombardim” i institucioneve dhe organizatave relevante me porosi elektronike, që mund të gjenden në http://www.potpisuvam.org/mk/potpisuvam.html. Fushata „Nënshkruaj“ është pjesë e projektit rajonal „Me përpjekje të përbashkëta-drejt standardeve të reja evropiane në mbrojtje të gruas nga dhuna me bazë gjinore“, që është i financuar nga Bashkimi Evropian, të cilin në Maqedoni e zbaton OJQ Këshilli Nacional për Barazi Gjinore.

    Më shumë informata për projektin dhe për fushatën mund të gjeni në vegëzat në vazhdim: www.sozm.org.mk dhe www.potpisuvam.org

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.