H.E.R.A.: Viktimat e dhunës në familje, shfrytëzues më të shpeshtë të Qendrës së parë familjare

    Gjithsej 20 veta, në dy muajt e kaluar, kanë kërkuar ndihmën e Qendrës së parë familjare të Qytetit të Shkupit. Pjesa më e madhe e tyre janë viktima të dhunës në familje, ose, ndërkaq, rrjedhin nga familje ku është e pranishme dhuna në familje.

    Nga Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim - H.Е.R.А. shtojnë se viktimat e dhunës në familje, shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës familjare, më shpesh janë grate e moshave 40 - 50 vjeç, të cilat janë të punësuara dhe jetojnë në bashkësi familjare.

    Elizabeta Bozhinovska, koordinatore programesh në H.Е.R.А., thekson se nga personat gjithsej të paraqitur, 4 kanë marrë shërbime telefonike dhe janë dërguar në institucionet gjegjëse, ndërsa 16 janë pranuar si kliente të Qendrës dhe atyre iu është ofruar ndihma psiko-sociale adekuate.

    Rezultatet nga puna e Qendrës u prezantuan në kuadër të “Konferencës për rrjetëzimin e e institucioneve në nivel lokal dhe rajonal për shfrytëzimin e shërbimeve nga Qendra e parë familjare e Qytetit të Shkupit”.

    Në konferencë ishte konkluduar se ka nevojë që komunat të fokusohen më shumë në mbrojtjen sociale në programet dhe buxhetet e tyre, por gjithashtu të përfshihen dhe aktivisht në vlerësimin e nevojave të qytetarëve në nivel lokal, si dhe në planifikimin e serviseve sociale të nevojshme. Sipas Svetllana Tërbojeviqit, nga Instituti për Çështje dhe Politikë Sociale, komunat momentalisht ndajnë prej 0.3 deri në 1% mjete buxhetore për mbrojtjen sociale. Këto mjete më shpesh i dedikohen administrimit social monetar.

    Gjithashtu, të pranishmit u pajtuan që në të ardhmen duhet të mendohet për decentralizimin e shërbimeve sociale, për përfshirjen aktive të shoqatave qytetare si dhënës të shërbimeve, por edhe mbështetje më të madhe financiare nga vetëqeverisja lokale dhe sektori i bizneseve.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.