Mediatorë shëndetësorë për mbrojtje më të mirë shëndetësore të romëve

    „Mediatorë shëndetësorë romë“ është një nga programet kyç për ngritjen e mbrojtjes shëndetësore të romëve, që do të vazhdojë të zbatohet edhe gjatë viteve në vijim. Në vitin 2013 mediatorët shëndetësorë romë kanë vizituar 4.125 romë dhe kanë siguruar gjithsej 4.729 shërbime, ndërsa mediatorët kanë qenë të njohur dhe mirë të pranuar nga bashkësia lokale.

    Këto janë disa nga përfundimet nga konferenca nacionale kushtuar shëndetit të romëve, të cilën e organizoi Ministria e Shëndetësisë dhe organizata joqeveritare H.E.R.A., të cilat e zbatojnë programin.

    Në H.E.R.A. e theksojnë nevojën për njohje të vazhdueshme të bashkësisë rome me të drejtat shëndetësore dhe sociale, me qëllim që të mund t’i realizojnë më lehtë.

    Për përparimin e shëndetit të romëve është e domosdoshme të aktivizohen edhe vetëqeverisja lokale në bashkëpunim të përbashkët me organizatat civile, mediatorët shëndetësorë, si dhe me institucionet lokale shëndetësore dhe sociale, shton H.E.R.A

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.