Kushtet e qëndrimit në burgje në Maqedoni janë katastrofale dhe vështrirë se për një kohë të shkurtër mund të plotësohen standardet evropiane, si në Norvegji, për shembull. Por, burgjet maqedonase nuk janë as edhe si ato në Salvador, në Ruandë, bile edhe si ato në Korenë e Veriut.
ENTET NDËSHKIMORE MË TË MIRA DHE MË TË KËQIJA NË BOTË
Në burgjet që ka Maqedonia për një vit e gjysmë në mënyrë enorme është rritur numri i të paraburgosurve, prandaj edhe asnjëri prej tyre nuk mund t’i realizojë të drejtat e veta minimale të njeriut, deklaroi kohë më parë avokati i popullit Ixhet Memeti. Kjo, në të vërtetë, nuk është kurrgjë e re, duke marrë parasysh faktin se numri nga viti në vit rritet, ndërsa kushtet e qëndrimit në to bëhen gjithnjë e më jonjerëzore.
- Në qelitë e parapara për dy veta vendosen nga katër ose pesë veta. Merreni me mend, si mundet që një hapësirë të jetë e paraparë për dy veta, ndërsa në të të ketë katër ose pesë veta. Çfarë është ai ajri që thithin, e çfarë është ventilimi. Në një hapësirë ku të paraburgosurit hanë dhe i kryejnë nevojat e tyre fiziologjike në të njëjtën kohë. Nuk ka krevatë të mjaftueshëm, nuk respektohet e drejta e shëtitjes në dy orë, si dhe e drejta e takimeve me familjen – deklaroi Anica Tomshiq-Stojkovska nga zyra e Avokatit të Popullit gjatë punëtorisë „Roli i gjykatësit në realizimin e të drejtave për personat që iu është hequr liria“.
Në dallim të këtyre maqedonaseve, në botë ka burgje ku thjesht sundon luksi.
Tërë artikullin mund ta lexoni në ueb-faqen e gazetës “Nova Makedonija”.