PËRSE SHKRUHET KY LIBËR I BARDHË?

    Problemet e bashkëpunimit midis OC dhe mediave janë theksuar shumë herë gjatë viteve të kaluara, por, edhe përkundër kësaj, në relacionet midis këtyre dy sektorëve nuk po vërehet ndonjë përparim i dukshëm. Qëllimi themelor i këtij Libri të Bardhë është që të shkojë një hap më përpara – jo vetëm që t’i definojë problemet e bashkëpunimit midis dy sektorëve, por edhe të tregojë edhe mënyrat për përparimin dhe intensifikimin e atij bashkëpunimi, me qëllim  promovimin dhe përparimin më të madh të të drejtave të njeriut.  Përmes përshkrimit të shkurtër të gjendjeve dhe të prioriteteve në gjashtë sfera specifike të të drejtave të njeriut – të drejtat civile dhe politike, të drejtat e gruas, të romëve dhe të bashkësive të tjera etnike, të bashkësive të margjinalizuara (personat me pengesa zhvillimore dhe pjesëtarët e popullatës LGBTI), të rinjtë dhe të drejtat digjitale – dokumenti ka për qëllim që t’i nxis mekanizmat e komunikimit dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë midis OC dhe mediave dhe në këtë mënyrë të sigurojë dukje dhe ndikim më të madh të OC në publik.
    Libri i Bardhë përfshin vetëm disa aspekte nga sfera e gjerë e të drejtave të njeriut, të cilat janë përcaktuar në pajtim me kategorizimin e organizatave që u paraqitën në Thirrjen publike të MIM-it për pjesëmarrje në projekt. Ky dokument ishte punuar me ndihmën e grupit të ekspertëve nga organizatat civile dhe nga mediat, të cilët vunë në dispozicion ekspertizën dhe njohuritë e tyre.  Në faza të ndryshme të prodhimit të këtij dokumenti kontribuan përfaqësues nga këto organizata civile:  Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i RM, Këshilli Nacional për Barazi Gjinore (KNBGJ), Porta e hapur – „La Strada”,  Hapni Dritaret, Fondacioni Metamorfozis, Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim – H.E.R.A.,  KHAM, Multikultura, Qendra për zhvillimin e mediave të bashkësive MEDIUM, Qendra për liri-Civil, si dhe gazetarë e redaktorë nga TV Alfa, Nova Makedonija dhe Diversity Media.
    Libri i Bardhë duhet t’i shërbejë edhe si një mjet demokracisë participative, për të cilën në procesin e përpilimit të tij u përpoqëm që të sigurojmë inkluzivitet më të madh të sektorit civil. Qëllimi i fundit i dokumentit dhe i këtij projekti është respektimi i të drejtave të njeriut të bëhet imperativ i shoqërisë civile dhe i aktivizmit qytetar në Maqedoni.

    Проектот „Попреченоста е прашање на перцепција“, го спроведуваат Институтот за медиуми и различности од Лондон, Македонскиот институт за медиуми и Националниот совет на инвалидските организации на Македонија.

    Проектот е финансиран од Европската Унија, преку Европскиот инструментот за демократија и човекови права (ЕИДХР).

    euflagEUsoTEBE2

     

     

     

    Оваа веб-страница е изработена со поддршка од Европската Унија. Содржината на оваа веб-страница е одговорност единствено на Институтот за медиуми и различности од Лондон и на никаков начин не ги одразува гледиштата на Европската Унија.

    © 2018 Aktiv.mk. All Rights Reserved.

    Please publish modules in offcanvas position.